Përfundon afati 48 orësh i Thaçit

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar sot afati 48 orësh i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që e kishte vendosur ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të propozuar mandatarin e Qeverisë së re të Kosovës.

Gjatë këtyre 48 orëve nga Kurti nuk është propozuar asnjë mandatar për qeverinë e Kosovës.

Thaçi  këtë afat kohor e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook pas takimit që pati me Kurtin në presidencë, i cili tha se “Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës”.

“Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”, ka thënë Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme