Përfundon afati – PDK, LDK dhe VV përballen në Podujevë

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 18:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (Naim Fetahu), Lidhja Demokratike e Kosovës (Nexhmi Rudari) dhe Lëvizja Vetëvendosje (Shpejtim Bulliqi) do të përballen në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 15 marsit për kryetar të komunës së Podujevës, raporton Ekonomia Online.

Afati për të dorëzuar emrat e kandidatëve sapo ka përfunduar (17 shkurt, ora 18:00) dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vetëm këto tri parti politike kanë vendosur t’i hyjnë garës për të parin e kryetarit të Podujevës, i cili do ta vazhdojë pjesën e mbetur të mandatit të kryetarit të deritashëm, Agim Veliu.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë një adresim para mediave pas përfundimit të afatit zyrtar të caktuar nga ky institucion duke bërë të ditur kandidaturat e këtyre zgjedhjeve. Gjitahshtu, Elezi ka shpjeguar se si do të procedohet më tutje pas kësaj faze të aplikimit.

“Pas përmbylljes së periudhës së aplikimit, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të shqyrtojë të gjitha këto aplikime dhe pastaj do të paraqesë në KQZ rekomandimet lidhur me certifikimin ose jo të ndonjë subjekti politik. Sipas planit operacional të miratuar nga KQZ-ja deri më 25 shkurt KQZ-ja përmbyllë procesin e certifikimit”, tha Elezi.

Këto zgjedhje, sidomos tani pas publikimit të kandidaturave, kanë veçantinë e tyre pasi do të përballen të tri partitë më të mëdha në vend, dy prej të cilave (VV dhe LDK) janë në bashkëqeverisje në nivelin qendror prej dy javësh.

Të ngjashme