Përfundon aksioni në Shtërpcë, Policia tregon çka u konfiskua

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar aksioni i sotëm policor i cili u zhvillua në katër lokacione të Komunës së Shtërpcës.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

Përmes telefonit, Maloku tha se aksioni është zhvilluar në objektin e strukturave paralele të Serbisë, në një shkollë në këtë komunë, një pikë postare dhe në objektin e radio Herc.

Gjatë aksionit të sotëm për largim të kamerave të sigurisë të strukturave ilegale janë sekuestruar edhe pajisje, materiale e dokumentacione.

Ndryshe, aksioni i sotëm në Shtërpcë nuk ndërlidhet me ndërtimet pa leje në Brezovicë, por me largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Të ngjashme