Përfundon intervista maratonike e Thaçit në Hagë

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar intervistimi i presidentit Hashim Thaçi për të dytën ditën radhazi nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Thaçi pak minuta më parë është larguar nga objekti i Speciales pa u deklaruar për media.

Gjashtë orë dje dhe gjashtë orë të tjera sot Thaçi është intervistuar në Hagë, pas propozim-aktakuzës kinse për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Para këtij objekti dje dhe sot qëndruan qytetarë të shumtë të cilët shprehën përkrahen e tyre për Thaçin si dhe luftën e UÇK-së.

Thaçi deklaroi dje se kjo ftesë është tentativë për njollosjen e luftës së UÇK-së dhe është një lloj propagande politike në momentet më kyçë, ku gjendet shteti i Kosovës në këtë fazë të dialogut me Serbinë.

Të ngjashme