Përfundon mbledhja e KP-së së LDK-së, votohet marrëveshja me VV-në

Prishtinë | 02 Shk 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, të LDK-së, ku me vota unanime është votuar marrëveshja për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se në këtë mbledhje të gjithë anëtarët kanë votuar pro lidhjes së koalicionit me VV-në.

“Sot në orën 13 është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm, e cila në mënyrë unanime, pra pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa para gazetarëve.

Të ngjashme