Përfundon mbledhja e LDK-së

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku kryetari i saj Isa Mustafa e la prezantuar kabinetin qeverisës, raporton Ekonomia Online.

Para mbledhjes deputeti Fatmir Rexhepi,deklaroi se e ka përkrahur qeverisjen në bashkëpunim më Lëvizjen Vetëvendosje.

Por pavarësisht kësaj, në këtë kohë pandemie do të lobojë në krijimin e institucioneve të reja.

“Unë kam qenë ithtar dhe i lobimit për të qenë një bashkëqeverisje me LVV dhe kemi dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Por qeverisja i takon kryeministrit. Si një deputet do të ndihmojë në krijimin e institucioneve”.

Rexhepi foli edhe për mandatarin për kryeministër Avdullah Hoti, për të cilin tha se vendos Kuvendi nëse ai do të udhëheq me Qeverinë.

“Parlamenti e vendos nëse Avdullah Hoti do të jetë kryeministri i ardhshëm. Sot të vazhdojmë me normat kushtetuese. Secili që del në emisione thotë se Parlamenti është institucioni me i lartë atëherë leni në dorën e Kuvendit”, tha ai.

Në këtë mbledhje Mustafa do të bëjë të ditur planin qeverisës dhe detajet për të cilat ende nuk janë publike për opinionin.

Në këtë mbledhje Mustafa pritet te diskutoj me deputetët edhe për aprovimin e tyre duke e ditur se disa prej tyre kanë qenë kundër ne Këshill të Përgjithshëm.

Të ngjashme