Përfundon mbledhja e LDK-së, Haziri: Fushata zgjedhore të zgjasë pesë ditë

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 15:48 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur para medieve se në mbledhjen e Kryesisë të kësaj partie, kanë diskutuar që fushata zgjedhore të shkurtohet në pesë ditë të vetme, raporton Ekonomia Online.

“Sot u diskutua mbi çështjet që lidhen me procesin zgjedhor e 17 tetorit dhe iniciativën e LDK-së për shkurtimin e fushatës duke pasur parasysh situatën epidemiologjike, duke e konsideruar të rëndësishme situatën me pandeminë dhe dështimin e qeverisë dhe jemi të gatshëm që fushatën me shkurtuar në pesë ditë të vetme duke ftuar edhe partitë politike që të ndërtojnë një kulturë konsensusi sepse jeta e qytetarit është më e rëndësishme. Nevoja e angazhimit të partive politike duhet të jetë në kulturën e konsensusit”, tha Haziri.

“Kryetari ka biseduar edhe me partitë politike, ku presim që 17 tetori të jetë një ditë e bardhë, që qytetarët me votua dhe m’i respektua masat, dhe të largohet logjika që të shtyhen zgjedhjet, kjo nuk bën me u lejua që me u thy Kushtetuta, zgjedhjet lokale nuk mund dhe nuk ka autoritet që t’i shtyjë ato”.

i pyetur se nëse shtyhen zgjedhjet, ai tha se nuk ka arsye që të shtyhen zgjedhjet, ka arsye që të shkurtohet fushata.

Po ashtu, Haziri tha se mund të krijohet një ambient që të shkurtohet fushata,

“Ne presim që sot gjatë takimit me Presidenten me ardhur deri tek një koordinim”.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, tha se kanë marr vendim që vullnetarisht të heqin dorë nga fushata konvencionale zgjedhore.

Postimi i plotë:

Sot, në mbledhjen e radhës së Kryesisë së LDK-së morrëm vendim që të heqim dorë vullnetarisht nga fushata konvencionale zgjedhore. Për shkak të situatës së rënduar pandemike, produkt i papërgjegjësisë së Qeverisë, ne do të reduktojmë fushatën konvencionale në vetëm pesë ditë – deri në moszhvillim të plotë të saj po që se nuk ka përmirësim. Ky propozim është mbështetur nga pjesa më e madhe e partive në vend; të cilat i falënderoj për përgjegjësi qytetare. Pres të njëjtin hap ta ndjekin dhe të tjerat që nuk kanë marrë ende vendim. Do të zhvillojmë fushatë dixhitale, sociale, mediatike; e çdo aktivitet tjetër do të jetë në përputhshmëri të plotë me rekomandimet shëndetësore. Sepse para aktivitetit tonë politik, vjen jeta e bashkëqytetarëve tanë, njerëzve tanë, familjarëve tanë.Në mbrëmje, ndërsa, në takim me partitë politike, mbrojtëm demokracinë, gjënë më të shenjtë në vend. Zgjedhjet janë festë. Aty shprehet vullneti fundamental i qytetarëve tanë; dhe në demokraci rëndësi ka që qytetarët të jenë të lirë të votojnë për këdo që preferojnë. Këtë vullnet askush s’mund e s’guxon ta prekë. Prandaj 17 tetori është ditë e demokracisë.Deri atëherë, Qeveria të rikthehet në menaxhim pandemik. Të vaksinojë, të menaxhojë, e të kujdeset për masat që i vendosë vet.

Lexo më shumë:

Të ngjashme