Përfundon mbledhja e LDK-së, nis reformat në degë – anëtarët nuk deklarohen para medieve

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 18:38 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbledhja e Krysisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar, ndërsa asnjë nga anëtarët e saj nuk janë deklaruar për medie, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, sipas komunikatës dërguar për medie, në këtë mbledhje është vendosur që të krijohen ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së.

Komunikata e plotë:

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me shumicë votash u morën disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm si në vijim:

  1. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së. Këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të ndiqen në procesin e reformimit të thellë të Degëve.

Procesi i reformimit synon të riorgnizojë Degët dhe t’i hapë ato ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve që besojnë në vlerat tona të përbashkëta. Po ashtu, ekipet e Kryesisë do të ndihmojnë Degët në përgatitjet për zgjedhjet lokale.

  1. U aprovua propozimi i kryetarit për strukturën e re organizative:

Riorganizohet Zyra për medie dhe Qendra për Informim e Kosovës – QIK;
Në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themelohet Shkolla Politike;

  1. Kryesia e Lidhjes Demokratike, aprovoi formimin e gjashtë Departamenteve si në vijim:

Departamenti i Politikës së Jashtme;
Departamenti i Rendit, Ligjit dhe Sigurisë;
Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit;
Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Sportit;
Departamenti i Shëndetësisë;
Departamenti i Rinisë;
Departamenti i Avancimit Shoqëror.

Këto departamente do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit.

Të ngjashme