Përfundon numërimi i votave nga diaspora, ku u përmbys rezultati

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e votave nga diaspora.

Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se rreth orës 20:00 ka përfunduar numërimi i votave të ardhura me postë”, ka thënë Elezi.

Votat nga diaspora ishin vendimtare për komunën e Dragashit ku edhe u përmbys rezultati.

LDK ka mposhtur PDK-në në Dragash me votat e diasporës.

Ndërsa në Junik rezultati nuk ndryshoi pas votave të diasporës. LDK arriti ta ruajë fitoren atje.

Të ngjashme