Përfundon numërimi i votave të mërgatës, Nisma-AKR kanë 4.99%

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 00:00 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.

Është paralajmëruar që pas pak do të përditësohet numri përfundimtar i votave që subjektet politike kanë marrë nga diaspora.

Kur ishin numëruar mbi 12 mijë vota rezultati ishte ky:

Lëvizja Vetëvendosje ishte në epërsi me 6341 vota. LDK ndodhej e dyta me 2034 vota ndërsa PDK’ja kishte 1928 vota.

Koalicioni Nisma-AKR-PD kishte 826 vota, AAK-PSD ka 541 vota.

Gjithsesi tani pritet të përfundojë edhe numërimi i votave me kusht në mënyrë që të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

Analisti Blerim Vela ka thënë se as pas numërimit të votave të mërgatës koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragu, duke iu nevojitur vetëm edhe 81 vota që të kalonin pragun.

Ndërkohë raportohet se Lëvizja Vetëvendosje ka rritur epërsinë ndaj LDK’së me 10 mijë vota nga 5 mijë sa ishte para numërimit të votave të mërgatës. Ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka 4.99% të votave.

Të ngjashme