Përfundon pa marrëveshje takimi Kurti-Mustafa, përpjekjet vazhdojnë ditët në vijim

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 16:25 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi mes Isa Mustafës dhe Albin Kurti. Kreu i LDK-së ka thënë se në këtë takim nuk ka pasur marrëveshje për koalicion, raporton Ekonomia Online.

“Do të punojmë që të arrijmë një përafrim ose qëndrime të përbashkëta, pastaj mund ti ndihmojnë bërjes së koalicionit. Sot nuk ka marrëveshje për koalicion por ka marrëveshje që të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë dhe të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi edhe më shumë”, ka thënë ai.

Mustafa nuk ka treguar se në cilat pika nuk po pajtohen me VV-në.

Dallimet tona do t’i tregojmë kur t’i përafrojmë ato, përderisa ne po bisedojmë atëherë”, ka thënë ai.

Edhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit ka thënë se ka një avancim për arritjen e koalicionit, por jo marrëveshje.

Me të dalë nga takimi, Kurti ka theksuar se nuk është arritur marrëveshja për shkak se ka gjëra për të cilat ende nuk janë marrë vesh.

“Atëherë kur të arrijmë marrëveshje do të flasim gjerë e gjatë. Ka avancim, por nuk ka marrëveshje ende por shkak se ka gjëra që nuk jemi marrë vesh”, tha ai, raporton EO.

“Atëherë kur do ta kemi marrëveshjen e plotë, do të mund ta shpalosim atë gjerë e gjatë”.

Kujtojmë se në takimin që u mbajt të shtunën në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 për qind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri.

Të ngjashme