Përfundon procesi i numërimit, KQZ pret ankesat eventuale para certifikimit

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 23:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sonte ka përfunduar numërimi edhe i votave të fundit – atyre të ardhura me vonesë nga mërgata, për të cilat vendosi Gjykata Supreme.

Nga 1992 vota te numëruara të diasporës, 1154 i takojnë VV-së, 395 vota janë për LDK-në, 276 vota ka marrë PDK dhe Nisma-AKR ka marrë 26 vota.

Pas përfundimit të këtij procesi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve për të cilat i ka obliguar Gjykata Supreme përmes vendimit qe e kanë publikuar sot.

“Janë numëruar 2039 pako dhe ka mbetur edhe proceduralisht që të përmbyllet pjesa edhe sa i përket rezultatit të kandidatëve dhe me kaq po parashihet të përfundojë ky proces”.

“Brenda gjysmë orë mendoj se përfundon edhe kjo. Sa i përket rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, KQZ do të komunikojë me PZAP dhe me Gjykaten Supreme për të marrë konfirmime nëse kanë ndonjë çështje në shqyrtim, e nëse jo KQZ do të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar”.

“Ndërkaq, gjatë 24 orëve pas kësaj kandidatët mund të ofrojnë ankesa. Pra KQZ-ja duhet të presë vendimmarrjen e këtyre institucioneve për të parë natyrën e ankesave dhe se çfarë e detyrojnë KQZ-në”.

“Me shpalljen e rezultatit përfundimtar nuk përmbyllet çështja e zgjedhjeve meqë subjektet politike kanë të drejte të bëjnë ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme, dhe më pas ne duhet të presim për të parë dhe për të vepruar sipas vendimeve të tyre. Me certifikim përmbyllet procesi zgjedhor dhe pas kësaj njoftohet presidenti”, deklaroi Elezi.

Të ngjashme