Përfundon seanca dëgjimore në Kushtetuese, argumentet mund të dorëzohen deri më 7 dhjetor

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku u diskutua për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

Kryetarja Arta Rama-Hajrizi njoftoi se kur gjykata të marrë vendim, palët do të njoftohen.

“Këto argumente ose argumentet plotësuese që dëgjuam sot, mund të përmbledhen dhe të dorëzohen me shkrim deri më datën 7 në Kushtetuese. Përmes kësaj seance, gjykata ka precizuar qëndrimet e të gjithëve. Porsa gjykata të marrë vendim, do të njoftohen palët. Kur të bëhet vendimi i shkruar u dërgohet të gjithëve. Palët do të njoftohen me kohë”, u shpreh Rama Hajrizi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme