Përfundon takimi i David Hale me liderët e Kosovës

Foto: Indeksonline
Prishtinë | 09 Mar 2019 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar takimi mes nënsekretarit amerikan për Çështje Politike, David Hale dhe liderëve shtetëror, njofton IndeksOnline.

Takimi i Hale me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me Kryekuvendarin Kadri Veseli, ka nisur në ora 8:30 dhe është mbajtur në Rezidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Në këtë takim, ka qenë i pranishëm edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Hale para vizitës së tij në Prishtinë, ka qëndruar në Beograd, ku edhe është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Të ngjashme