Përfundon takimi i Ekipit Negociator: Po punohet për platformën, deri në fundjavë i dërgohet Kuvendit

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 17:58 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi i Ekipi Negociator të Kosovës për dialog me Serbinë, i ka për qëllim harmonizimin dhe finalizimin e platformës për dialogun, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si bashkëkryesues i ekipit për Dialogun, tha se delegacioni ka punë të përditshme për platformën.

Sipas tij, do të punohet edhe ditëve në vijim deri sa të plotësohet dokumenti për platformën e dialogut. Limaj shtoi se në momentin që përfundon platforma do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

“Për respekt që keni pritë. Duhet ta kuptoni që delegacioni ka punë ë përditshme me platformën.  Do kemi takime, shpresoj që nesër pasnesër ta plotësojmë dokumentin. Duhet ta kryejmë punën tonë. Nesër përsëri do punojmë. Janë disa detaje që po punojmë. Edhe paradite e pasdite nesër do punohet. Deri në fund të javës do t’i drejtohet kuvendit. Por nëse kryhet edhe nesër do ti drejtohet”, tha Limaj raporton EO.

Ndërsa këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, tha shkurt para medieve se po punohet vetëm për platformën.

“Nuk kam çka them. Vetëm për platformën kemi fol”, tha Arifi.

Të ngjashme