Përfundon takimi i liderëve, nuk flasin për media

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 16:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi së bashku me ministrin Abelard Tahiri dhe Uran Ismaili janë larguar nga Kuvendi i Kosovës. Ata janë parë teksa kanë përshkuar oborrin e qeverisë. Thaçi insistimit për një deklaratë për media i është përgjigjur me një buzëqeshje.

Thaçi me ministrat është parë duke hyrë në një kafene afër objektit të qeverisë.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, po ashtu është parë duke u larguar nga Kuvendi i Kosovës aty ku rreth një orë besohet se ka qenë në takim me Presidentin Thaçi dhe me liderët e tjerë institucional.

Të ngjashme