Përfundon takimi i thirrur nga Hoti, Nisma kërkon që Kosova të mos rrëshqas në dialog teknik

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 13:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryeministri, Avdullah Hoti me disa nga përfaqësuesit e partive politike në vend.

Anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi para gazetarëve tha se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik, derisa nuk konfirmoi nëse shefi i ekzekutivit iu ka paraqitur koordinatorin për dialog në këtë takim.

“Nga Nisma kërkova që te ketë kujdes që mos të rreshket kosova në një dialog teknik”.

Teksa ministri i Drejtësisë nga AAK, Selim Selimi dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu nuk u prononcuan për media.

Kujtojmë se këtë takim e refuzuan dy partitë opozitare, LVV-ja dhe PDK-ja.

Të ngjashme