Përfundon takimi Kurti-Mustafa, asnjëri s’flasin për medie

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 16:09 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar edhe një takim pa marrëveshje ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Të dy liderët, Isa Mustafa dhe Albin Kurti zhvilluan takimin e radhës brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, i cili zgjati rreth një orë.

Ishte Isa Mustafa që u pa i pari teksa doli nga takimi por që iu shmang medieve.

Policia e Kuvendit nuk i lejoi mediet të afrohen afër liderit të LDK-së për deklaratë.

Edhe Albin Kurti iu shmang ballafaqimit me medie, duke shfrytëzuar daljen prapa Kuvendit për t’u larguar pa u vërejtur.

Pas ngërçit në negociatat VV-LDK, diplomatët ndërkombëtarë kanë kërkuar të respektohet rendi i gjërave pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Më të drejtpërdrejtë kanë qenë dy deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, të cilët kanë thënë se primare është themelimi i Qeverisë.

Të ngjashme