Përfundon takimi LDK-VV rreth balotazhit në Vushtrri

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 17:23 | Nga

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, kanë zhvilluar një takim për të arritur bashkëpunim për zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen më 19 nëntor.

Këtë e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka postuar një fotografi nga ky takim, ku shihet edhe deputetja e VV-së, Aida Dërguti.

“Në vazhdën e takimeve konstruktive për ndryshimin e domosdoshëm në Vushtrri!”, ka shkruar Tahiri.

Telegrafi sot gjatë ditës ka raportuar për mbajtjen e këtij takimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme