Përfundon takimi Thaçi-Mustafa, nuk flasin për medie

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 11:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Pas takimit ata nuk janë deklaruar për mediet, raporton Ekonomia Online.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po realizohen takime me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Presidenti Thaçi gjatë ditës se sotme pritet të takohet me të gjithë liderët politik e institucional të vendit, përveç kryeministrit Albin Kurti.

Orari i takimeve të presidentit Thaçi me kryetarët e partive politike:

Isa Mustafa, ish-kryeministër dhe kryetar i LDK-së;

Ora e takimit: 10:30;

Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së;

Ora e takimit: 11:30;

Ramush Haradinaj, ish-kryeministër dhe kryetar i AAK-së;

Ora e takimit: 12:30;

Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe kryetar i LVV-së

Ora e takimit: 13:00;

Fatmir Limaj, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i NISMA-s;

Ora e takimit: 13:45;

Behgjet Pacolli, ish-zëvendëskryeministër dhe kryetar i AKR-së;

Ora e takimit: 14:15.

Të ngjashme