Periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 09:14 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Asamble Komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë votuesit që jetojnë jashtë Kosovës se ka filluar periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Kjo periudhë do të zgjasë deri më 23 gusht 2017.

Formularin e plotësuar, së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të arrijnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më 23 gusht 2017.

Për më shumë informacione vizitojeni ueb faqen e KQZ-së:

http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme