Përjashtimi nga paga minimale, veteranët paralajmërojnë protesta

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Veteranët e UÇK-së kanë paralajmëruar protesta në rast se miratohet në Kuvend Projektligji për Pagën Minimale, sipas versionit të Qeverisë. Ata po kërkojnë që rritja e pagës minimale të përfshijë edhe këtë kategori.

E ky ‘kërcënim’ mund të bëhet realitet nëse në Kuvend miratohet projektligji për rritjen e pagës minimale, sipas të cilit, veteranët e UÇK-së përjashtohen nga kjo rritje.

Kështu konfirmon për “GazetaBlic”,ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.“Nëse e ndryshojnë ligjin me hek atë nen që po pretendon qeveria, natyrisht që do të ketë protesta”, deklaroi Klinaku.

Organizata e Veteranëve të UÇK-së akoma nuk e ka caktuar ndonjë datë për protesta. Por, sipas Klinakut, ata nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre.

Kuvendi i Kosovës para pak ditësh  ka diskutuar  për projektligjin për pagën minimale.

Ky projektligj ka ngjallur debate e reagime të shumta nga pozita e opozita, ku këta të fundit janë deklaruar se nuk do të votojnë PËR, në rast se aty nuk përfshihet rritja e pensioneve për veteranët dhe disa kategori të tjera.

Të ngjashme