Përkundër deklarimeve të qeveritarëve, ka familje që kanë mbetur me zero të ardhura

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra, Kuçi, thotë se gjendja sociale në Kosovë çdo ditë e më shumë po vështirësohet, megjithëse ndryshe flet Qeveria Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Kuçi ka shkruar se çdo ditë në vend po raportohet për lajme të tilla si vetëvrasje, tentim vrasje, dhunë në familje e gjendje e rëndë sociale.

Nga ana tjetër çdo ditë po shihen statuse të politikanëve se sot është ditë e mirë për Kosovën dhe se pandemia po menaxhohet mirë.

Postimi i plotë:

Çdo dite lajme te tilla: vetëvrasje, tentim vetevrasje, dhune ne familje e gjendje e rende sociale.

Çdo dite statuse te qeveritareve tane: “Sot dite e mire per Kosoven, jemi mire me menaxhimin e Covid-19“.

E keto raste a po ndodhin ne Kosove, e familjet qe kane mbetur me zero te ardhura a jetojne ne Kosove?

Të ngjashme