Përkundër kërcënimeve të Erdoganit, Qeveria thotë se Turqia është shtet mik i Kosovës

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 18:08 | Nga

Pavarësisht se përplasjet mes presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, po vazhdojnë, Qeveria e Kosovës vazhdon që Turqinë ta konsiderojë një shtet mik.

Tensionet mes Turqisë dhe Kosovës, sidomos mes presidentit turk dhe kryeministrit të Kosovës janë shtuar pas ngjarjeve të arrestimit dhe depërtimit të gjashtë qytetarëve turq.

Vendimi i kryeministrit Haradinaj, për shkarkimin e drejtorit të AKI-së dhe ministrit të Brendshëm, për mos informim lidhur më këtë aksion, ka irrituar presidentit turk.

Ai kishte thënë se Haradinaj do ta paguajë këtë vendim, duke u shprehur se qytetarët e Kosovës do ta shkarkojnë atë.

Edhe, kryeministri Haradinaj nuk e ka kursyer Erdoganin, duke i kërkuar që ai të dijë kufijtë e vet, dhe se nuk mund të ndryjë në punët e Kosovës.

Por, këto deklarata sipas Qeverisë nuk do të ndikojnë në raportet e mira që kanë dy vendet.

Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës në një përgjigje për lajmi.net, ka konfirmuar përkushtimin për vazhdim dhe forcimi të bashkëpunimit me siç i referohen ata shtetin mik të Turqisë.

“Qeveria e Kosovës ne vazhdimësi ka punuar ne forcimin e raporteve me Republikën e Turqisë. Turqia konsiderohet vend mik dhe ne jemi te interesuar për forcimin e raporteve miqësore”, kanë thënë nga Qeveria e Kosovës për lajmi.net.

Turqia është partner strategjik i Kosovës,roli i së cilës në pavarësinë e Kosovës dhe shtetndërtimin e saj është vlerësuar si shumë i madh.

Ajo po ashtu është një ndër shtetet më investimet më të mëdha në Kosovë.

Arrestimi dhe depërtimi i gjashtë qytetarëve turq nga institucionet e Kosovës, ishte përshëndetur nga Turqia, e cila ata i konsideron si pjesë e organizatës “FETO”, të Fetullah Gylenit, i akuzuar nga Turqia si organizator i tentim puqit në vitin 2015.

AKI dhe ministria e Brendshme e Kosovës kishin arrestuar gjashtë qytetarët turq, te enjten e kaluar, të cilët sipas AKI-së përbënin kërcënim për sigurinë në vend.

Arrestimi i tyre, kishte ngjallur reagime të mëdha në Kosovë, duke vlerësuar si një veprim ani ligjor. Për një veprim të tillë, liderët shtetëror, ishin shprehur se nuk kanë qenë në dijeni.

Të ngjashme