Perla e radhës nga profesori i VV’së: Trump duhet t’i kërkojë falje popullit të Kosovës

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i VV’së njëherit edhe profesor, Astrit Rexhepi, i cili ditë më parë bëri thirrje për puç ndaj Presidentit Hashim Thaçi, tash po thotë se Presidenti Donald Trump duhet t’i kërkojë falje Kosovës për sjelljet e ambasadorit Richard Grenell, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Rexhepi nuk është mjaftuar me kaq por edhe e ka fyer ambasadorin Grenell, për të cilin ka thënë se duhet të shërohet.

“Konsideroj se Z.Trump tani duhet te i kerkoj falje Popullit te Kosoves per veprimet banditeske te Z.Grenell! Z.Grenell, para se te merr ndonje detyre te re, fillimisht le te trajtohet e sherohet!”, ka shkruar ai ditë më parë në rrjete sociale.

Të ngjashme