Përmbaruesi që ia bllokoi xhirollogaritë Telekomit është vëllai i deputetes së VV-së

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës sot ka njoftuar se një përmbarues ka bllokuar xhirollogaritë e kompanisë publike Telekomi i Kosovës.

Në një postim të bërë nga kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj, thuhet se përmbaruesi që ia bllokoi xhirollogaritë Telekomit të Kosovës është vëllai i deputetes së VV-së, Fatmire Mulahaxha, Ilir Mulhaxha.

Ky bllokimi ka qenë i pa pranueshëm për Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës ku kanë kërkuar që sa më parë të zhbllokohen xhirollogaritë, në të kundërtën, sipas tij, nga dita e hënë punëtorët e Telekomit do të organizojnë protesta dhe greva.

Për këtë gjë nuk mbetë pa reaguar as Ministri i Ekonomisë Blerim Kuçi ka tha se në lidhje me bllokimit të llogarive bankare të Telekomit të Kosovës “po punohet dhe do të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme”.

Ilir Mulhaxha më veprimin tënd po tenton që 3500 prindër mos me pasë mundesi me i ushqy fëmijët e tyre.As fëmijëve tu nuk ju bënë mirë ushqimi më djersen e dikujt tjetër!

Gepostet von Lamih Balaj am Mittwoch, 15. Juli 2020

Të ngjashme