“Përparim Rama ka dokumentacion të Kosovës, i plotëson kushtet për certifikim”

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi ka reaguar pas lajmeve se kandidati i këtij subjekti për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkatësisht Zyra për Regjistrim e Certifikim, është në fazën e shqyrtimit të kërkesave të subjekteve politike e kandidatëve për certifikim.  Kjo është fazë e shqyrtimit, më pas do të pasojë vendimi përfundimtar i KQZ-së për certifikim”, tha Dushi përmes një shkrimi në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se ka ndodhur një lëshim teknik, e se ekziston mundësia për evitimin e tyre.

“Në këtë fazë, lëshimet, sidomos ato teknike gjatë shqyrtimit nga ana e Zyrës janë të mundshme prandaj ekziston periudha dhe mundësia për evitimin e tyre”, thotë ai.

DUshi ka thënë se lëshimi ka ndodhur pa fajin e kandidatit Përparim Rama, për të cilin shton se ka dokumentacion të Kosovës.

“Madje, në këtë rast, lëshimi ka ndodhur pa fajin e kandidatit Përparim Rama i cili, ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë, është i lindur dhe i rritur në Prishtinë, posedon dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe plotëson të gjitha kushtet ligjore për t’u certifikuar si kandidat për Kryetar të Prishtinës”, shton ai.

Të ngjashme