Përparim Rama takon arkitektët e rinj të Prishtinës

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Përparim Rama takon arkitektët e rinj të Prishtinës, flasim për projekte të mëdha dhe kreative për kryeqytetin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me arkitektët e rinj të kryeqytetit, ku kanë diskutuar për projekte kreative dhe shumë të rëndësishme për banorët prishtinas.
Pas takimit me ta, Rama tha se mezi po pret që t’i jetësojnë këto ide dhe projekte që kanë të bëjnë me vizionin dhe planin e tij për Prishtinën.

Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

Plane dhe ide kreative.

Të premten, më 27 gusht, në zyrat tona mbajta një takim me arkitektët e rinj të Prishtinës. Me ta biseduam për qytetin tonë, për vizioni që kemi për Prishtinën 2030.

Unë para tyre shpalosa idetë dhe planet e mia, dhe vazhduam bisedën duke propozuar ide dhe projekte tjera madhore e kreative. Takova njerëz të gatshëm për angazhim dhe bashkëpunim. Mezi pres t’i jetësojmë këto projekte së bashku.

Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë

#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama
#perPrishtinenePaster

Të ngjashme