Përpjekja e fundit: Kurti ofron presidentin dhe kryeparlamentarin, por ka një kusht për Mustafën

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demoktratike të Kosovës sot do të takohen për herë të fundit për të provuar të arrijnë marrëveshjen e shumëpritur tash e tre muaj, ku po kanë zvarritur krijimin e qeverisë duke mos arrritur t’i ndajnë postet sipas dëshirave të tyre.

Sot, takimi mes palëve do të mbahet në ora 15:30, ndërsa pas takimit të mbrëmshëm nga dy partitë kanë dhënë sinjale se ka lëvizje pozitive drejt arritjes së marrëveshjes, ndërkohë takimi i sotëm po shihet edhe si vendimtar, ku palët mund të afrojnë edhe më shumë qëndrimet e të shkojnë drejt arritjes së një marrëveshje finale.

Sot është dita e fundit për një marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK’së, për qeverinë e ardhshme të Kosovës, takim në të cilin njëra nga palët duhet të lëshojë pe për Ministrinë e Punëve të Brendshme, që është duke e mbajtur varur marrëveshjen mes tyre, ose vendi do të shkojë në zgjedhje, shkruan Gazeta Metro.

Albin Kurti është i gatshëm për zgjedhje nëse kjo Ministri nuk u takon atyre, ani pse dje gjatë takimit me krerët e LDK’së u pa një përafrim për një marrëveshjeje.

Kurti i ka ofruar Mustafës postin e Presidentit në mënyrë që partia e këtij të fundit të heqë dorë nga kryeparlamentari, që tashmë i takon Vetëvendosjes, mirëpo Albin Kurti ka kërkuar që Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme t’i takojnë subjektit të tij, gjë e cila po shihet si e pamundshme nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pra, siç mësohet pikërisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme duhet të lëshojnë pe Kurti ose Mustafa në të kundërtën qytetarët e Republikës do të votojnë përsëri.

Kurti, është shprehur qartë se nëse nuk e merrr këtë ministri atëherë nuk do të ketë marrveshje e as bisedime më. Poashtu, kujtojmë që edhe afati 48 orësh që Presidenti Hashim Thaçi i ka vendosur Albin Kurtit si fitues i zgjedhjeve të caktojë emrin e kryeministrit ka përfunduar dje.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme