Përplasen Haxhiu dhe Vitia: Keni gënjyer qytetarët për vaksinim masiv

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 13:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu është përplasur me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia rreth çmimit të vaksinave dhe procesit të vaksinimit masiv, raporton Ekonomia Online.

Ai ju drejtua ministrit Vitia se ka gënjyer qytetarët për vaksinim masiv.

“Ende nuk është furnizuar me vaksinat të kontraktuar nga Pfizer dhe keni treguar që keni nënshkruar por nuk keni treguar çmimin e vaksinave. Kosova mbetet vendi i fundit në Evropë. Pse keni gënjyer qytetarët për vaksinim masiv”.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në kundër përgjigje ndaj deputetit Haxhiu tha se do t’i befasojw vetëm për të mirë.

“Kam nënshkruar kontratën për më shumë se 1 milion doza dhe unë nuk gënjej zotëri deputet. Unë jam ministër dhe detyra ime është kujdesi për shëndetin e qytetarëve”

“…i’u garantojë se çdo herë do të ju befasoj vetëm për të mirë, për dalim nga qeveritë tjera kjo qeveri nuk mashtron dhe as nuk mashtron”.

Të ngjashme