Përplasen Selimi e Veliu, e quajnë njëri-tjetrin ”të pafytyrë e të paaftë”

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në interpelancën në Kuvendin e Kosovës, në përgjigjet e tij, ndaj deputetit të VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se Karaçeva është e Kosovës dhe se Policia e Kosovës është prezentë atje.

Sipas tij, ajo vetëm i shfrytëzon rrugët dytësore për shkak të një gjendjeje, që ka thënë se atje ekziston moti.

Veliu ka thënë se incidentet në këtë vijë kufitare janë të shpeshta. Vetëm këtë vit ka thënë se janë raportuar 19 raste të tilla. Sipas tij problemi me kufij me Serbinë daton nga vitit 1999 dhe nuk është çështje e 7 gushtit e këndej.

“Mandati i sigurisë me kufirin me Serbinë është ende mandat i KFOR-it”, ka theksuar Veliu, përcjell KOHA.

“Për shkarkimin e përmendur nga zotëri Selimi, më ka shkarkuar, por jeni shkarkuar të gjithë”, ka theksuar Veliu.

Një përplasje në mes të Veliut dhe Selimit ka ndodhur edhe sa i përket hapjes së kazinove në zonën e Karaçevës. Kjo pasi që Veliu ka thënë se ato janë hapur në kohën e Qeverisë Kurti.

Pas kësaj ka reaguar Selimi duke thënë se është e rëndësishme të dihet nëse ato janë hapur në kohën kur ai ka qenë ministër i Brendshëm apo pas shkarkimit të tij.

“Unë besoj që t’i je shkarkuar jo për mustaqet që i mban por që ke qenë i paaftë edhe mendoj që shkarkimi juaj do t;i mbahet për të mirë qeverisë Kurti”, ka theksuar Selimi.

Pas kësaj ka reaguar Veliu. “Rexhep unë i mbaj mustaqet por i pafytyrë si ti nuk jam”, ka deklaruar Veliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme