Përplasen Veseli dhe Gaxherri: Jap dorëheqje nëse kam thënë hiqet taksa

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 20:29 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, në seancën pleanare të Kuvendit të Kosovës, iu drejtua PSD-së, kryeparlamentarit dhe kryeministrit që të kenë kujdes me dialogun.

Aty pati pati perplasje edhe me Veselin, i cili ky i fundit edhe replikoi duke i thënë se nëse është e vërtetë kjo cka deklaroi do të japë dorëheqje nga kryetari i Kuvendit.

“Në tërë këto akte të dramës suaj që është tragjike për vendin është koha të ndaleni. Zoti Haradinaj nese s’jeni pjesë e kësaj maskarade duhet të marrësh këtë vendim. Kosova nuk mund të funksionoj pa BE-në e ShBA-në. ShBA që është më shumë se partnerë të Kosovës, po kërkojnë heqjen e taskës. Ju duhet ta merrni përgjegjësinë, ta pezulloni taksën aq sa ka nevojë…kështu largohet Hashim Thaçi nga skena dhe evitohen problemet”, tha Gaxherri.

“Është më shumë se çështja që sillni ne Kuvend për dialogun, është e papërgjegjshme të mundoheni të harrnoheni me kësi pamfletesh. Po iu drejtohem, dy rrugë i ke ta merrni përgjegjësinë kushtetuese dhe përgjegjësinë që u ka japë kuvendi të udhëhiqeni dialgoun ose të jepni dorëheqje”, shtoi Gaxherri.

Kryeparlamentari Veseli e pyeti deputeten Gaxherri se çka ka deklaruar për taksën.

“Z. kryetar e di që nuk mbani mend shumë dhe nuk keni kapacitet me vlerësu por po iu them që përmes studiove televizive keni thënë që unë jam ai që kam kërku taksën 100 për qind”, iu përgjigj deputetja Gaxherri – Veselit, raporton Ekonomia Online.

Por sipas Veselit, do të jep dorëheqje nëse është thënë ashtu sikur pretendon Gaxherri.

“Krejt çka kam thënë në televizion, merre dëgjo edhe një herë nëse kam thënë me tërheqë taksën unë dorëheqna prej kryetarit të kuvendit.  Kemi me folë sonte pasi ta kryejmë buxhetin, une jap dorëheqje nëse është ashtu siç ke thënë, por ti kërkon falje nëse e ke mashtru opinionin”, u shpreh Veseli.

Të ngjashme