Përplasje ndërmjet LDK-së dhe PDK-së për pakon emergjente

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 12:47 | Nga Hasan Hoti

Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se Qeveria po bën shkelje të Kushtetutës, raporton Ekonomia Online.  

Hamza në seancë e jashtëzakonshme se Qeveria po merr masa që cenojnë ligje dhe Kushtetutën.

“Ne po e shohim se Qeveria merr masa që cenojnë ligje dhe kushtetutën. Kemi thirr prej pozicionit të opozitës, mirëpo nëse kërkohet prej neve, atëherë nuk mundemi t’i japim kontributet tona”.

“Kërkojmë që këto dy pako të futen në votim këto dy pako”.

Përkrahje mori nga AAK-ja por jo edhe nga PDK-ja. Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, tha se i jep mbështetje kësaj nisme por që kërkoi që të hyj edhe pakoja e propozuar nga AAK.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, tha se këto nisma duhen të rishikohen, sepse sipas tij, Qeveria është në detyrë dhe nuk mund të përgjigjet më Kuvendit, raporton EO.

“Si e drejtë themelore e qeverisë nuk mund të bëhet nga kuvendi në bazë të vendimit të Kushtetueses. Qeveria është në detyrë dhe nuk mund t’i përgjigjet më Kuvendit”.

“E kuptoj nismën tuaj, dhe patjetër që duhet të përkrahim por ne si LDK duhet të trajtojmë në dy shtylla. Këto janë çështje që duhet të flitet për shumë vite”.

“Kjo mund t’i fusë në borxhe edhe gjeneratat tjera sepse nuk e dimë sesa do të zgjasë. Do ta rrisë edhe borxhin publik”, ka thënë Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme