Përplasje verbale ndërmjet Mujës dhe Shalës gjatë diskutimit për investitorët strategjikë: A keni ju interesa direkte?

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 11:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një përplasje ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka ndodhur të martën gjatë raportimit të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, raporton Ekonomia Online.

Teksa po raportuar ministrja Hajdari për investimet strategjike, Shala i ka thënë se i kanë neglizhuar aplikimet.

Por Armend Muja tha se ka pyetje për Shalën.

“S’mundesh me më bo pyetje ti mua, mos e devijo raportimin e ministres”, ka thënë Shala.

Por Muja insistoi: “Ju keni fokus te kompania ‘Mexico Lumo’. A keni interesa direkte në këtë kompani”, pyeti Muja.

“Këto janë shpifje të gjitha. Kot e keni sepse s’mund ta devijoni raportimin”, ia ktheu Shala.

Përplasja ka vazhduar edhe më tutje teksa po diskutohet për investitorët strategjikë.

Të ngjashme