Përplasje ndërmjet Rizvanollit e Shalës, shkak “selektimi” i ndërmarrjeve për t’u subvencionuar

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 13:42 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala kanë pasur një përplasje ndërmjet vete për siç tha deputeti i PDK-së, selektimin që po u bëhet ndërmarrjeve publike për t’u subvencionuar, raporton Ekonomia Online

Gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022, Rizvanolli ka thënë se arsyeja e subvencionimit të ndërmarrjeve KEDS dhe KESCO po bëhet për shkak se Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja i ka privatizuar ato, raporton Ekonomia Online

Derisa ka folur për subvencionimin e ndërmarrjeve, Rezvanolli ka thënë se kjo po bëhet për të mos e rënduar jetën e qytetarëve.

“Arsyeja se pse po i subvencionojmë kompanitë KESKO dhe KEDS është se Qeveria juaj i ka privatizuar. Çmimi gjatë natës dhe gjatë ditës mund të jetë deri në dy, tre fish”, tha ajo.

“Kënd e keni subvencionu tash me 20 milionëshin tash. Po i selektoni ndërmarrjet“, tha Ferat Shala.

“Secili cent që hyn në sistem është cent që konsumatori nuk do ta paguaj. Kemi të bëjmë me subvencionim të konsumatorëve e jo të ndërmarrjeve”, u përgjigj Rizvanolli.

Ndërsa deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, pyeti nëse do të ketë ndonjë pako për t’i subvencionuar qytetarët.  

“Subvencionimi i energjisë është subvencionim i tarifave të konsumatorëve. Raportet e Zrre bëhen në baza vjetore për tër vitin duke marr parasysh një planifikim të saktë për atë se sa do jenë nevojat për import. Për të hapur shqyrtim të ri ekzistojnë rregulla. Nëse të hyrat kalojnë 5 për qind atëherë rishqyrtohet vlera e konsumatorit”, u përgjigj Rizvanolli.

Por diskutimi për gjendjen në ndërmarrjen “Ferronikeli”, nuk u pëlqye fort nga deputeti i VV-së Driton Hyseni.

Ai iu drejtua Ferat Shalës se në çdo mbledhje po diskuton për këtë ndërmarrje.

Por këtë e mohoi vetë Shala, i cili tha se për herë të parë zyrtarisht është diskutuar pasi kanë pranuar shkresë zyrtare.

“Unë e kam obligim me ngrit zërin për këto çështje. Është hera e parë zyrtarisht në komision që e qes çështjen e “Feronikelit”. E dyta e kam obligim me ngrit këtë temë. Pse shqetësoheni ju me ngritjen e çështjes së “Ferronikelit”. Ju i keni subvencionua kompanitë private të brendshme dhe të jashtme. Keni subvencionua kompanitë turke. E nuk e keni subvencionu “Feronikelin”“Tha Shala.

Pas këtij diskutimi, mbledhja u kërkua të vazhdojë pa praninë e medieve, ku temë diskutimi ka qenë gjendja energjetike në veri të vendit.

Të ngjashme