Përplasje në KQZ lidhur me votat që vijnë nga jashtë

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 13:50 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kërkesa që të krijohet një komisioni për përcjelljen e postave përmes së cilave vijnë votat nga diaspora, ka shkaktuar përplasje në mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i KQZ-së, Sami Kurteshi, tha se votat duhet të mbërrijnë në kutinë postare të KQZ-së.

“Duhet të vendosim për çështjen e parë e cila është marrja e një vendimi për krijimin e një komisioni që përcjell postat jashtë Kosovës, si dhe caktimi i datës para ditës së zgjedhjeve për pranimin e postave deri në orën 19:00”, tha Kurteshi.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PDK-së Arianit Elshani dhe kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, kanë thënë se votat duhet të mbërrijnë në Fahun Postal, Posta numër 6, pasi sipas tyre, ashtu parasheh ligji.

Po ashtu, përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti lidhur me këtë adresim për postat e shpejta tha që adresa e fundit është Fahu Postal.

 “Adresa e fundit është Fahu Postal, posta më e shpejtë dhe çdo votë duhet të shkojë, pra posta numër gjashtë”, tha Hamiti.

No description available.

Të ngjashme