Përplasje për reciprocitetin, Kurti-Haradinajt: S’jam radikal nga karakteri

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 11:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë përplasur në seancën e Kuvendit, lidhur me shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat në veri dhe reciprocitetin me letërnjoftime me Serbinë.

Kurti, iu kundërpërgjigj deputetit Ramush Haradinaj, i cili e quajti “good guy”, pas vendimeve të fundit të ndërmarra në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Para deputetëve, i pari i ekzekutivit tha se i tillë, pra “good guy” ka qenë gjithmonë dhe se nuk e kupton se çfarë vlere paska mos me qenë i tillë.

E në replikën e tij, Kurti tha se nuk është radikal në karakter, por vetëm ka bërë veprime radikale në të kaluarën kur sipas tij, situata ishte shumë e rrezikshme për shtetin.

“Kam besuar në ato që e kam thënë dhe kam vepruar sipas asaj që kam besuar, kjo të bën good guy. Kur është situatë tjetër e rrezikshme për kombin e shtetin kam bërë veprime radikale, por tash nuk është ajo situatë”.

“Kur Kosova rrezikohet me ndarje, me falje të 8 mijë e 200 hektarëve tokë e me ‘zajednica’, normalisht që jam radikal, por sot nuk është kjo situatë dhe s’ka nevojë. Radikalizmi ka qenë nevojë e situatës – jo tipari im”, deklaroi Kurti.

Të ngjashme