Përsëritet votimi i mocionit të PDK-së

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 12:29 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas kthimit nga pushimi 15-minutësh dhe pas marrjes së udhëheqjes së seancës nga Kadri Veseli, u përsërit votimi i mocionit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Veseli tha se ky mocion është përsëritur për shkak se në votimin e parë nuk kanë votuar 61 deputetë, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Salih Zyba kërkoi edhe një herë përsëritjen e votimit.

Deputeti Avdullah Hoti e quajti manipulim përsëritjen e votimit, tha ai, për me i dërgu përpara disa kandidatë të caktuar.

“Para se me ardhë ju në sallë ne e votuam mocionin për Gjykatën e Kushtetueses. Mënyra se si po e përsëritni votimin është manipulim për me çu përpara kandidatë të caktuar. Të keni parasysh ndjeshmërinë e këtij votimit”.

“Unë kam votuar vetëm në bazë të rregullores për shkak se nuk kanë votuar 61 deputetë. Unë edhe po qe se dëshiroj ta ndërroj këtë vendimmarrje nuk mundem”, tha Veseli.

Të ngjashme