Personat me aftësi të kufizuara të zhgënjyer me institucionet, kërkojnë mbështetjen e Selmanajt

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 13:46 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka pritur në takim Agim Vatovci, kryetar i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Selmanaj u njoftua nga afër me problemet në të cilat hasin personat me hendikep dhe aftësi të veçanta, si pasojë e ngecjeve dhe moszbatimit në plotëni të Ligjit për punësimin dhe rehabilitimin e personave me nevoja të veçanta

Selmanaj, potencoi rëndësinë e zbatueshmërisë së këtij ligji, duke vënë në theks angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fuqizimin dhe zbatimin e plotë të të gjitha ligjeve në fuqi.

Vatovci është shprehu i zhgënjyer me trajnimin që kësaj kategorie po i bëjnë institucionet, për çka edhe ka mbështetje nga Selmanaj.

Këto komente ai i bëri në fillim të takimin, kur mediet u lejuan të marrin pamje.

Selmanaj, fillimisht është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, të para luftës së UÇK-së.

Kurse takim do të ketë edhe me Astrit Rexha, drejtor i Industrisë së Metalit.

Të ngjashme