Përurohet përfundimi i rrugës “N25” në Shirokë, Haradinaj përmend mundësinë e sigurimit të ujit

Suharekë | 05 Tet 2018 | 16:19 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në përurimin e përfundimit të rrugës “N25” në Shirokë të Suharekës.

Kryeministri Haradinaj tha se qëllim i qeverisë është që përpos infrastrukturës, të sigurohen edhe rezerva të ujit për pije dhe ujitje.

“Na pret shumë punë. Qëllimi më i madh i yni është jo vetëm që të përkrahim infrastrukturën, por mundësisht që të sigurojmë edhe rezerva të ujit për pije dhe ujitje. E përmendi kryetari liqenin e Dragaqinës. Do të mobilizohemi që edhe ky projekt ta shohë dritën”.

Kryetari Bali Muharremaj tha se rruga e përuruar sot u ka shkaktuar shumë probleme qe 3 vjet, raporton Ekonomia Online.

“Po e përurojmë një rrugë që është shumë me rëndësi për qytetarët e Suharekës, sepse kemi pasur shumë probleme me këtë rrugë për tri vite”.

Sipas Muharremajt, ky projekt, në të cilin janë përfshirë edhe gypat e ujit dhe ndriçimi ka kushtuar mbi 1.2 milion euro. Ndërsa më 2019 priten investime në vlerë 1.5 milion euro.

“Sa i përket aksit rrugor që shkon për Brezovicë janë ndarë 900 mijë euro, por besoj që edhe vitin tjetër do të ketë edhe 1.5 milion euro dhe ajo rrugë do të fillojë në Delloc dhe do të përfundojë në Shtërpcë”.

I pyetur se kur do ta mbështesë qeveria ndërtimin e rrugës Delloc-Shtërpc, Muharremaj tha se po fillojnë punimet dhe se këtë vit kanë paraparë 50 mijë euro, ndërsa vitin e ardhshëm 900 mijë.

“Do të ketë zhvillim ekonomik dhe do të jetë një turizëm shumë i madh”.

Të ngjashme