Përveç Haradinajt, Specialja fton edhe këshilltarin e Thaçit dhe disa ish-eprorë të UÇK-së

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Përveç kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj, Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe Bisilm Zyrapin, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi si dhe disa ish-eprorë tjerë të UÇK-së.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrimi të bërë në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ai ka shkruar se më keqardhje ka mësuar që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim këshilltarin e tij, Bislim Zyrapin.

Thaçi ka thënë se si president do të veprojë bazuar në kompetencat kushtuese dhe ligjore.

Ai ka thënë se beson në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë.

Në fund, Thaçi ka thënë se vlerat e lirisë dhe luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush.

Të ngjashme