Përzirja e Veselit në punët e qeverisë, nuk e pengon LDK-në

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 14:07 | Nga

Premtimi i kryeparlamentarit, Kadri Veseli nga 100 mijë euro shpërblim për secilin futbollist të Kosovës, në rast se arrijnë të kualifikohen në Botërorin e Rusisë dhe nënshkrimi i një memorandum bashkëpunimi me përfaqësinë e kompanisë “Stone Allianca”, nga SHBA-ja, për zyrtarët e Qeverise nuk është përzierje e tij në punët e kryeministrit Mustafa.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se koalicioni përbehet prej katër partnerëve: PDK, LDK, Lista Serbe dhe grupit 6+ dhe si i tillë duhet bashkëpunim mes partnerëve.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministri Mustafa, thotë se Kadri Veseli është lideri i partisë më të madhe në koalicion dhe si i tillë normalisht që ka bashkëpunim mes Veselit dhe Mustafës dhe këtë ai nuk e sheh jo të natyrshme.

“Kur flasim për Qeverinë e Kosovës, flasim për një qeveri të madhe. Në çdo vend të botës Parlamenti ushtron funksione posaçërisht funksione të promovimit të politikave të jashtme. Por, gjithashtu mund të ketë lidhje të marrëveshjeve të cilat natyrisht që duhet të kalojnë përmes qeverisë sepse është ekzekutivi ai që i zbaton ato marrëveshje”, ka thënë Gecaj.

I pyetur nëse Veseli po e shfrytëzon pasivitetin e kryeministrit Mustafa, Gecaj ka thënë se qeveria është aktive.

“Përkundër faktit se tash e dy vjet jemi të ngulfatur nga një opozite, e cila dëshiron të përmbysë pushtetin me dhunë. Qeveria po e kryen punën e saj. Ju e keni parë qe në çështjet kyçe me të cilat merret opozita jemi katër individë qe merret me këtë çështje pjesa tjetër merret me punë të përditshme”, ka shtuar Gecaj./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme