Pesë parti kërkojnë shtyrje të Kuvendeve Zgjedhore, shkak pandemia

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 14:14 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të paktën pesë parti politike të cilat do të duhej t’i mbanin Kuvendet Zgjedhore në këtë kohë, ato i janë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kërkesën për shtyrjen e këtyre kuvendeve.

Kërkesën për shtyrjen e këtyre Kuvendeve e kanë parashtruar Organizata e Ballit Kombëtar të Kosovës; Balli Kombëtar i Kosovës; Gradanska Iniciatiava Gore; Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate.

Duke mirëkuptuar rrethanat në të cilat ndodhet vendi për shkak të pandemisë, anëtarët  e KQZ-së u pajtuan që të miratojnë  kërkesat e këtyre  partive politike.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se në vazhdën e kërkesave kanë qenë edhe këto.

“Në qoftë se i kanë përfunduar çështjet e tyre nëpër degë atëherë është çështje e tyre. Në vazhdën e kërkesave janë edhe këto”, tha ajo.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani ka thënë se për shkak të pandemisë këto parti nuk munden ti arrijnë kuvendet zgjedhore.

“Janë marr parasysh rekomandimet nga sekratariati që për shkak të pandemisë këto parti nuk mujd të arrij kuvendet  e tyre zgjedhore atëherë kanë kërkuar që të miratohet kjo kërkesë e tyre”, tha Elshani.

E anëtari tjetër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, tha se “Duhet të ketë kujdes që të shtyhet afati përsëri nëse ajo arsyetohet me rrethanat që nuk varen prej tyre”.

Të ngjashme