Pështjellimi me ministritë e Haradinajt

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 08:00 | Nga

Ngutia për t’i ndarë postet qeveritare në mes të partnerëve të koalicionit kishte shkaktuar një pështjellim në emrat e ministrive të reja, shkruan sot Koha Ditore.

Në programin e Qeverisë është përfshirë edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal. Por mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, kur kishte prezantuar emrat e kabinetit qeverisës, nuk e ka përmendur këtë ministri.

Në ekspozenë e tij para deputetëve, seancën e 9 shtatorit, Haradinaj kishte thënë se “ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural” do të jetë Nenad Rikalo, ndërkaq “ministër i Zhvillimit Rural, Rasim Demiri”.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga Zyra e kryeministrit përkitazi me këtë, por ka munguar përgjigjja e tyre. Megjithatë sipas programit qeverisës, nuk do të ketë ministri të Zhvillimit Rural, por njëra prej dy ministrive të reja do të quhet Ministria e Zhvillimit Rajonal. Tjetra është Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme