Peticion online për mosformimin e Qeverisë

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

#BollMo Jepini fund bllokimit të formimit të qeverisë menjëherë!”, kështu fillon peticioni online.

Kosova tash e 100 ditë ka mbetur në ngërç politik meqenëse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrijnë të gjejnë rrugën drejt arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës.

Pas ofertës së publikuar nga LDK karshi VV-së, tensionet janë ngritur mes këtyre dy partive dhe gjasat për formim të qeverisë janë minimale.

Zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, si plan B e shqyrtojnë mundësinë e të shkuarit sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një peticion online i nisur nga LVV ku bëhet thirrje që të mos formohet qeveria, shkruan Periskopi.

Ani pse thuhet se peticioni është nisur nga disa qytetarë cilët janë pa dallim bindjeje politike apo orientim partiak, në tekst akuzohen vazhdimisht kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarët Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe zyrtarët e tjerë të kësaj partie.

Peticionin online mund ta shihni duke klikuar KËTU

Të ngjashme