Petkoviq: Dënojmë sulmin mbi policët në veri, s’ka të bëjë asgjë me serbët

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Pas konfirmimit se një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, ka ardhur një reagim nga Serbia.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka dënuar aktin duke thënë se ky sulm nuk lidhet asgjë me serbët.

“Fuqishëm e dënojmë këtë sulm mbi Shërbimin Policor të Kosovës, sikurse edhe sulmet e mëparshme të cilat e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin”.

“Rritja e tensioneve, veçanërisht në veri, nuk ka ASGJË të bëjë me serbët. Por, ka të bëjë me nevojën për të njollosur ata. Pyeteni veten, kush përfiton nga kjo?”.

Të ngjashme