Petkoviq dhe Çeku përplasen në Twitter për Kishat Ortodokse Serbe

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i është kundërpërgjigjur ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku në lidhje incidentet në Kishat Ortodokse Serbe në Kosovë.

Petkoviq me anë të një postimi në Twitter ka shkruar se nga viti 1999 janë shkatrruar 135 manastire dhe kisha serbe dhe shumë nga to janë ende të rrënuara dhe se sipas tij Prishtina zyrtare nuk e lejon rindërtimin e tyre.

“Që nga 1999, më shumë se 135 kisha dhe manastire të Kishave Ortodokse Serbe në Kosovë dhe Metohi janë shkatrruar. Serbia ka rinovuar më shumë se 45 tempuj. Shumë nga kishat janë ende të rrënuara, sepse Prishtina nuk lejon rindërtimin e tyre. Ata të cilët i kanë vënë flakën atyre, nuk mund të ruajntë trashëgiminë kulturore të Serbisë”, ka shkruar Petkoviq.


Të ngjashme