Petkoviq: Kurti e tregoi fytyrën e tij të vërtetë, atij s’i intereson dialogu

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i të ashtuquajturës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, deklaroi sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke refuzuar të marrë pjesë në dialog në Bruksel më 11 maj, tregoi se çështja e dialogut nuk është aspak në axhendën e tij, dhe as në vend të katërt ose të shtatë të prioriteteve, raporton Tanjug.

“Kurti edhe njëherë e tregoi fytyrën e tij të vërtetë, se nuk i interesonte dialogu apo kompromisi, por që ai me të vërtetë ishte kujdesur për krijimin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe”, tha Petkoviq.

Siç thotë ai, me sjelljen e tij ndaj dialogut dhe Beogradit, Kurti po e tregon qartë qëndrimin anti-serb, por me këtë, shton ai, “ai në të vërtetë e poshtëroi vetë BE-në, në selinë e saj në Bruksel, ku një marrëveshje u arrit tetë vjet më parë”.

“Çfarë do të ndodhte nëse Beogradi do të refuzonte të merrte pjesë në vazhdimin e dialogut në 11 maj? Çfarë lloj sanksionesh do të pësonte Beogradi? Prishtina shihet gjithmonë poshtë”, deklaroi Petkoviq.

Kjo është arsyeja pse, thotë ai, bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja, sipas tij tani duhet të bëjnë presion mbi Kosovën, në mënyrë që dialogu të vazhdojë.

“Beogradi është i gatshëm dhe dëshiron të marrë pjesë në dialog. Ne jemi gati të vazhdojmë dhe të negociojmë edhe nesër, sepse kjo është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje kompromisi”, tha Petkoviq.

Ai shtoi se Kurti nuk është i interesuar as për një zgjidhje kompromisi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Të ngjashme