Petkoviq: Kurti po ndryshon taktikë kot, serbët nuk i duan targat RKS

Prishtinë | 25 Tet 2022 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e nacionalitetit serb në Kosovë, që nga mëngjesi i sotëm kanë marrë mesazhe nga policia e Kosovës, me të cilat u kërkohet që t’i riregjistrojnë veturat e tyre nga targat serbe në ato RKS, shkruan Tanjug.

Ndërkaq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti po e ndryshon taktikën kot dhe se sipas tij, serbët nuk duan të kenë targa RKS, por ato të Serbisë.

“Nga video spotet pa vlerë, Albin Kurti tani ka kaluar në sms. Kot që po e ndryshon taktikën, serbët nuk i duan targat e tij “RKS”, por targat e shtetit të Serbisë!”, Dhe këtë ia treguan në veri – 2 të riregjistruar nga 9000 njerëz”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Të ngjashme