Petkoviq reagon pasi Kosova vendosi masa anti-damping ndaj Serbisë

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka reaguar pasi Kosova ka vendosur për masën anti-damping, duke thënë se është kundër dispozitave të CEFTA-s.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që Republika e Kosovës “vepron kundër rregullave të tregtisë”, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

“As Beogradi nuk pati mundësinë të deklarojë dhe ofrojë argumentet e tij mbi masat anti-damping, siç parashikohet në nenin 22 të marrëveshjes CEFTA, as nuk u informuam për masat përmes mekanizmit CEFTA, por përmes mediave,” tha Petkoviq.

Të ngjashme